Bota

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, Osmani: Vendim që u takon qytetarëve në veri, jemi shtet pa dallueshmëri etnike

Gjatë homazhe para bustit të Kadri Zekës në Prishtinë, Osmani u shpreh se ky peticion është një e drejtë që u takon qytetarëve.

17 Janar 2024, 14:01 Nga N.F
Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, Osmani: Vendim që u takon
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me peticionin e nisur ditën e sotme nga serbët e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit. Gjatë homazhe para bustit të Kadri Zekës në Prishtinë, Osmani u shpreh se ky peticion është një e drejtë që u takon qytetarëve.

“Sot ka nis peticioni për shkarkimin e kryetarit në komunat veriore dhe siç e dini ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë procedure të tillë e cila është në Udhëzimin Administrativ, është e drejtë që u takon qytetarëve në komunat veriore. Si shtet që jemi pa dallueshmëri etnike ua lejojmë natyrisht edhe atyre”, u shpreh Osmani.

Ajo më tej foli edhe për veturën e ish-presidentit kosovar, Ibrahim Rugova. Osmani u shpeh se ka kërkuar që të ruhet për shkak të rëndësisë që ka.

vjosa osmani peticion kosove kryetare

Sondazh

Poll