Bota

Rusia dënoi blerjen e armëve nga Kosova, analistja amerikane: Do të poshtëroheni në Ballkan

Deklaraktën e bëri zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

17 Janar 2024, 14:47 Nga M.B
Rusia dënoi blerjen e armëve nga Kosova, analistja amerikane: Do
Maria Zakharova dhe Ivana Stander

KOSOVA- Rusia së fundmi ka dënuar blerjen e anti-tankeve “Javelin” nga Kosova, duke thënë se ky veprim është rrezik për destabilizim të Ballkanit. Deklaraktën e bëri zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Menjëherë pas deklaratës së saj ka reaguar analistja amerikane, Ivana Stradner.

Stander përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se Rusia do të poshtërohet në Ballkan në vitin 2024.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”. Sot, Zakharova e Rusisë: “Ne dënojmë me vendosmëri çdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale ushtarake të Prishtinës”. Mos bëni asnjë gabim. Rusia do të poshtërohet në Ballkan në vitin 2024”, ka shkruar Stradner. 

rusia kosova shba

Sondazh

Poll