Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Bjellorusia propozon një rregull të ri për të parashikuar përdorimin e armëve bërthamore

Kjo do të jetë doktrinë e re ushtarake që për herë të parë parashikon përdorimin e armëve bërthamore do të parashtrohet nga Bjellorusia.

17 Janar 2024, 13:12 Nga N.F

Lufta Rusi-Ukrainë, Bjellorusia propozon një rregull të ri

Lukashenko dhe Putin

BJELLORUSI- Bjellorusia do të paraqesë një doktrinë të re ushtarake që parashikon përdorimin e armëve bërthamore. Kjo do të jetë doktrinë e re ushtarake që për herë të parë parashikon përdorimin e armëve bërthamore do të parashtrohet nga Bjellorusia.

"Ne komunikojmë qartë pikëpamjet e Bjellorusisë për përdorimin e armëve bërthamore taktike të stacionuara në territorin tonë," tha ministri i mbrojtjes, Viktor Khrenin  në një takim të këshillit të sigurisë së Bjellorusisë. 

"Është shfaqur një kapitull i ri, ku ne përcaktojmë qartë detyrimet tona aleate ndaj aleatëve tanë," shtoi ai.

Doktrina do t'i paraqitet për miratim Asamblesë Popullore Bjelloruse, një organ përfaqësues që vepron në Bjellorusi paralelisht me parlamentin. Bjellorusia, e lidhur ngushtë me Rusinë kishte armë bërthamore taktike dhe me rreze të gjatë kur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, por i transferoi ato në Rusi pas rënies së BRSS shkruan The Guardian.

Rusia ka thënë se do të mbajë kontrollin mbi ato armë, të cilat janë të destinuara për përdorim në fushëbetejë dhe kanë rreze të shkurtër dhe rendiment relativisht të ulët. Nuk është menjëherë e qartë se si doktrina e re mund të zbatohet për armët ruse.

Rusia përdori territorin e Bjellorusisë si një trampolinë për të dërguar trupat e saj në Ukrainë në shkurt 2022 dhe ka ruajtur bazat e saj ushtarake dhe armët atje, megjithëse trupat bjelloruse nuk kanë marrë pjesë në luftë.

 

rusia bjellorusia arme

Sondazh

Poll