Bota

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, reagon Lulzim Hetemi: Nëse mblidhen nënshkrimet normal largohemi!

Në lidhje me këtë peticion ka reaguar kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi i cili për mediat në Kosovë u shpreh se është i hapur të lëshojë rrugë në rast se përmbushet peticioni i nisur sot në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç.

17 Janar 2024, 13:00 Nga N.F

 

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, reagon Lulzim Hetemi: Nëse
Qytetarët firmosin peticionin e shkarkimit të kryetarëve

KOSOVË- Ditën e sotme po mbahet peticioni  për shkarkimin e kryetarëve në veri. Në lidhje me këtë peticion ka reaguar kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi i cili për mediat në Kosovë u shpreh se është i hapur të lëshojë rrugë në rast se përmbushet peticioni i nisur sot në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç. Më tej gjatë fjalës sëtij Hetemi shtoi se nuk do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

“Do të punojmë në bazë të ligjeve, s’e kemi problem atë, s’kemi ka shkojmë. Nëse mblidhet nënshkrimi i peticionit s’e kemi problem hiq, largohemi normal. Nuk besojë se do të konkurrojë më”, u shpeh Hetemi.

Mbledhja e nënshkrimeve ka nisur sot në orën 09:00 në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç ku qytetarët e nacionalitetit serb kanë nisur nënshkrimin e peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar.

 

kosove peticion shkarkim i kryetareve ne veri

Sondazh

Poll