Bota

Të ardhurat e larta financiare ndezën dyshimet/ Si e zbuloi nëna e 15-vjeçares shfrytëzimin e së bijës nga rrjeti i prostitucionit në Athinë?

31-vjeçarja shqiptare, Lorela Kapaj dhe dy greke, Stefanos Nestoras dhe Dhorgjiaqis Petros akuzohen se kanë trafikuar një 15-vjeçare greke dhe një vajzë tjetër të mitur me origjinë shqiptare.

17 Janar 2024, 12:14 Nga N.F

Të ardhurat e larta financiare ndezën dyshimet/ Si e zbuloi nëna

Foto ilustruese

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me goditjen e rrjetit të prostitucioni me të mitura në Athinë e cila ka bërë bujë edhe në vendin tonë pasi ka të përfshirë edhe shqiptarë. 31-vjeçarja shqiptare, Lorela Kapaj dhe dy greke, Stefanos Nestoras dhe Dhorgjiaqis Petros akuzohen se kanë trafikuar një 15-vjeçare greke dhe një vajzë tjetër të mitur me origjinë shqiptare.

Rasti i rrjetit të prostitucionit u zbulua nga nëna e 15-vjeçares e cila kohët e fundit kishte ndryshuar sjellje si dhe kishte të ardhura të mëdha fianciare. Të gjithë këto faktorë së bashku kanë bërë që nëna e vajzës së mitur të alarmohej dhe të kërkonte më tej informacion.

Mediat greke shkruajnë se nëna e 15-vjeçares pasi kishte marrë vesh situatën e së bijës, është përballur me kërcënime nga këta njerëz. Sipas policisë greke, shqiptarja gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy grekët të cilët fillimisht kryenin disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat dhe më pas i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike.

Më pas nisnin takimet e tjera me persona të tjerë te cilët ishin klientë dhe paguanin deri në 100 euro. Shqiptarja ka mohuar akuzat, por ajo është arrestuat dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy grekët.

 

greqiprostitucion shqiptar policia

Sondazh

Poll

Bota 17 Janar 2024, 11:13 M.B

Ukraina: Kemi rrëzuar 19 dronë rusë

Një dron Shahed mbi Kiev UKRAINA- Kievi tha sot se Rusia gjatë natës ka kryer sulme me 20 dronë të prodhimit iranian në jug t...