Politike

Reforma Zgjedhore, përfaqësuesja e OSBE: Mirëpresim rifillimin e punës të premten

Po ashtu ajo shkruan se do vazhdojë takimet gjithpërfshirëse për këtë reformë. 

16 Janar 2024, 17:19 Nga I.A
Reforma Zgjedhore, përfaqësuesja e OSBE: Mirëpresim rifillimin e
Clarisse Pasztory

TIRANË- Përfaqësuesja e OSBE-së Clarisse Pasztory ka komentuar takimin me 2 bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknuri. Me anë të një postimi në X, Pasztory shkruan se mezi po pret rinisjen e punës të premtën për këtë reformë. Po ashtu ajo shkruan se do vazhdojë takimet gjithpërfshirëse për këtë reformë. 

Postimi i Plotë:

Takova sot b/kryetarët e komisionit të ref. zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga OSBE-ODIHR. Vijojmë takimet gj/përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme.

clarisse pasztory enkelejd alibeaj damian gjiknuri

Sondazh

Poll