Sport

Jose Mourinho, “i shkarkuari” 100 milionë eurosh!

Trajneri portugez është një gjë e së kaluarës për romanët, por shkarkimi i tij shënon një tjetër rekord në karrierën e tij të pasur.

16 Janar 2024, 17:36 Nga DOSJA
Jose Mourinho, “i shkarkuari” 100 milionë eurosh!

ITALI - Kur kometa Mourinho u shfaq në sallonet e mëdha të futbollit europian, shkaktoi tronditje me sjelljen e tij arrogante...

Fitoi Champions League me Porton dhe justifikoi transferimin e tij te Chelsea i Roman Abramovich ku në prezantimin e korrikut 2004 ai ndër të tjera kishte thënë: “Kemi top futbollistë dhe sado arrogante të tingëllojë, kemi edhe një top menaxher. Unë nuk jam një nga...ata qaramanët, mendoj se jam i zgjedhuri (Special)'.

Njëzet vjet më vonë dhe ndërkohë pse pseudonimi iu ndryshua në "Dikur Special" (Një herë-ish-i-zgjedhur) dhe pas shkarkimit të tij sot nga Roma, përdoruesit e internetit u kujdesën ta ripagëzojnë.

Dhe këtë herë portugezi përmendet si “I shkarkuari” që përmban një dozë të madhe ironie, por në të njëjtën kohë fsheh pas saj shumë zero... Zero që kanë të bëjnë me shumat astronomike që ka marrë, si dëmshpërblim nga shkarkimi.

Në total, portugezi është shkarkuar 7 herë (dy nga i njëjti ekip) dhe këto vendime drejtuese kanë bërë që llogaritë e tij bankare të rriten me 100 milionë euro (edhe pse shumica e çeqeve ishin në paund britanik)!!!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll