Sport

Xavi erdhi me borxhe e po largohet me borxhe nga Barça!

Trajneri mbetet i bindur se mund ta shpëtojë sezonin, por nëse në fund nuk fitohet asgjë, do ta lërë postin në dorë të presidentit, madje duke falur dëmshpërblimin për vitin e mbetur.

16 Janar 2024, 17:18 Nga DOSJA
Xavi erdhi me borxhe e po largohet me borxhe nga Barça!

SPANJE - Xavi Hernández duhej të gërmonte thellë në xhepat e tij për të shkuar tek Barcelona - pronari sheik i Al Sadd kërkoi gjobitjen e tij mej 5 milionë euro për largimin në mes të sezonit - dhe tani ai është gjithashtu i gatshëm të humbasë para në rast se në fund të këtij sezoni, presidenti Joan Laporta vendos të heqë dorë nga shërbimet e tij. Trajneri i Blaugranas nuk dëshiron të jetë problem për Barcelonën, aq më pak të hyjë në skenarë gjyqësorë. 

Xavi vendos tifozerinë e tij personale ndaj Barcelonës para çdo rrethane tjetër, i vetëdijshëm se nëse klubi më në fund vendos të heqë dorë nga shërbimet e tij, kjo do të jetë sepse në fund ata nuk i kanë bërë “detyrat e shtëpisë” këtë sezon.

Në çdo rast, siç ka mësuar AS, Xavi mbetet i bindur dhe ka forcë të mjaftueshme për të kapërcyer situatën. Ai as nuk e ka hedhur poshtë dhe as nuk ka dhënë dorëheqjen, por tani më shumë se kurrë do të bëjë të gjitha përpjekjet për të dalë nga kriza. “Ne ishim më të dëshpëruar kur mbërrita”, kujton trajneri i pyetur nëse është momenti i tij më i keq që kur ka ardhur te Barcelona.

E vërteta është se pozitat e trajnerit katalanas kanë filluar të lëkunden rrezikshëm. Humbja në finalen e Superkupës e ka lënë shumë të ‘prekur’ projektin e tyre, më shumë për imazhin sesa për vetë disfatën. Nuk duhet harruar se dy vite më parë humbën edhe në finale ndaj Real Madridit, por me ndjenja krejt të ndryshme: Laporta zbriti edhe në dhomat e zhveshjes për të uruar lojtarët e tij.

Në parim, udhërrëfyesi i klubit mbetet i pandryshuar në lidhje me të ardhmen e Xavi. "Notat në fund të sezonit," theksojnë ata brenda njësisë drejtuese. Vetëm një disfatë, si një eliminim i parakohshëm në Kupë dhe dy ose tre rezultate të këqija radhazi në La Liga, mund të hapë përfundimisht kutinë e Pandorës. 

Të gjithë në klub presin eliminimin nga Liga e Kampionëve ndaj Napolit për të përfunduar ose jo mprehjen e thikave. Në çdo rast, Xavi e ka shumë të qartë se e ardhmja e tij varet nga rezultatet. Nëse ky qershor del duarbosh, vazhdimësia e tij do të vihej në pikëpyetje. Do të ishte koha për të folur me Joan Laporta dhe për të bërë një reflektim të thellë mbi nevojat dhe të ardhmen e klubit. Dhe këtu Xavi do të ishte bujar, i vetëdijshëm se klubi është mbi të gjithë. Trajneri do të japë dorëheqjen nga viti i mbetur i kontratës nëse e kërkon presidenti. Në asnjë rast ai nuk do ta çojë Barcelonën në gjykatë dhe nuk do të jetë problem .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll