Sport

Dinastia Ibrahimovic te AC Milan! Djali i Zlatan shënoi golin e parë për “il Diavolo”, suedezi ishte në tribunë… (foto-galeri)

Vincent Ibrahimovic Junior luan për ekipin U16 të Milanit

16 Janar 2024, 17:34 Nga DOSJA

Dinastia Ibrahimovic te AC Milan! Djali i Zlatan shënoi golin e parë

ITALI - Djali i Zlatan Ibrahimovic, Vincent, shënoi golin e tij të parë te Milani në ndeshjen e fituar 3-2 nga skuadra U16 e kuqezinjve ndaj Venezias në kampionatin italian të juniorëve.

Babi Zlatani ishte i pranishëm në ndeshje dhe mesfushori i ri, i lindur në vitin 2008, kontribuoi shumë në ngjitjen e ekipit në vendin e parë, mbi rivalët e mëdhenj të Interit.

Vincent është regjistruar në AC Milan nga gushti 2022, ndërkohë që vëllai i tij më i madh Maximilian, gjithashtu luan për kuqezinjtë në ekipin U-18.

Sakaq, sikurse dihet i moshuari Zlatan u pensionua në verën e 2023 pas tre sezoneve e gjysmë të kaluara me kuqezinjtë. Zlatan Ibrahimovic kishte luajtur edhe më herët për Milanin në periudhën 2010-2012.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll