Sport

ZYRTARE/ Danielle De Rossi është trajneri i ri i Romës, pasdite stërvitja e parë…

Ish-mesfushori verdhekuq Danielle De Rossi, ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit

16 Janar 2024, 15:54 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Danielle De Rossi është trajneri i ri i Romës, pasdite

ITALI - Danielle De Rossi është trajneri i ardhshëm i Romës. Pak orë pas njoftimit për shkarkimin e José Mourinhos, klubi italian arriti një marrëveshje me ish-mesfushorin e klubit, i cili nënshkroi kontratën sot dhe do të drejtojë seancën stërvitore të pasdites, e planifikuar për në orën 17:00 me orën lokale.

Trajneri i ri ka një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, me opsion për një sezon tjetër, i cili do të aktivizohet automatikisht nëse arrin kualifikimin direkt në Champions League ose fiton një trofe.

Ish-kapiteni 40-vjeçar i Romës, e kaloi praktikisht të gjithë karrierën e tij të lojës me verdhekuqtë, midis viteve 2000 dhe 2019, pasi kishte varur këpucët te Boca Juniors në 2019.

Kampion bote për Italinë në 2006, De Rossi bëri debutimin e tij si trajner pikërisht në kombëtare, si ndihmës i Roberto Mancinit. Më pas ai drejtoi SPAL-in në Serinë B, midis tetorit 2022 dhe shkurtit 2023. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll