Sport

Man.United, gati për të bërë transferimin më të shtrenjtë në histori! “Djajve të Kuq” u kanë mbetur sytë te ylli i Real Madridit...

Manchester United ia kanë vënë syrin një futbollisti të Real Madridit dhe drejtuesit e klubit do të ishin të gatshëm të paguanin një shumë të konsiderueshme për të.

16 Janar 2024, 17:16 Nga DOSJA
Man.United, gati për të bërë transferimin më të

ANGLI - Real Madridi fitoi Superkupën e Spanjës ndaj rivalëve të Barcelonës dhe një lojtar nga skuadra e Carlo Ancelottit, shkëlqeu në finale. Vinicius Junior shënoi një “hat-trick” në pjesën e parë në portën e katalanasve dhe arritjet e tij, por edhe performanca jashtëzakonisht e mirë, e riktheu në plan të parë pas një periudhe mungese për shkak të dëmtimit. 

Braziliani vazhdon të bëjë diferencën në Real Madrid, dhe drejtuesit në “Santiago Bernabeu” do ta konsideronin atë të pa transferueshëm, por ekziston një opsion me të cilin lëvizja do të ishte e mundur. 

Manchester United, gati të paguajë 150 milionë euro për Vinicius Junior

Sipas “Defensa Central”, cituar nga “sport.es”, Manchester United do të ishte i gatshëm të paguante 150 milionë euro në këmbim të Vinicius, trefishi i shumës së paguar nga Madridi te Flamengo në korrik 2018, 45 milionë euro. Kështu, braziliani do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit në “Old Trafford”. 

United e ndoqi Vinicius edhe në vitin 2017, kur ai ishte te Flamengo, por humbi “betejën” për nënshkrimin e tij te Real Madridi. 

Edhe pse ai konsiderohet i pa transferueshëm, Reali mund të mendojë ta shesë për shumën e përmendur, gjë që do të lehtësonte transferimin e Kylian Mbappe. Lëvizja mund të jetë e mirë jo vetëm ekonomikisht, por edhe sportivisht. 

Sulmuesi francez mbetet objektivi kryesor i Florentino Perez, por edhe në këtë kuptim ka pasur diskutime lidhur me pozicionin e tij në fushë. Nëse Vinicius do të largohej, atëherë Mbappe nuk do të kishte konkurrencë në korsinë e majtë, ku luan braziliani, por ku edhe francezi jep performancën e tij më të mirë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll