Sport

Çudia bardheblu, pas Hasanit largon edhe sulmuesin tjetër, brazilianin Kaina!

Florent Hasani dhe Kania së bashku kishin shënuar 14 gola, gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para.

16 Janar 2024, 16:49 Nga DOSJA
Çudia bardheblu, pas Hasanit largon edhe sulmuesin tjetër,

TIRANE - Pas Florent Hasanit, Tirana shet dhe brazilianin Kaina. 26-vjeçari do të transferohet në Korenë e largët te skuadra Chungnam Asan FC. Sulmuesi, i cili në këtë edicion ka luajtur në 16 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, do të vijojë karrierën në kontinetin aziatik.

Burime pranë klubit Tirana bëjnë me dije se bardheblutë do të përfitojë nga ky operacion shifrën e 75 mijë eurove. Braziliani ka luajtur në të shkuarën dhe me Vllazninë, Kastriotin dhe Besën e Kavajës. Chungnam Asan FC e mbyllu sezonin e kaluar në vendin e 10-të në ligën e dytë të Koresë.

Tiranës do i duhet të ndërhyjë në repartin e avancuar, pasi humbet dy shënuesit më të mirë në pak javë. Florent Hasani dhe Kania së bashku kishin shënuar 14 gola,  gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll