Sport

Leo Messi mungoi në galanë “The Best”!... Gazetari që ka shkruar biografinë e “Pleshtit”, shpjegon mungesën e yllit...

Ceremonia e FIFA-s u zhvillua në Londër, ku argjentinasi fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të vitit

16 Janar 2024, 15:40 Nga DOSJA

Leo Messi mungoi në galanë “The Best”!... Gazetari që

ANGLI - Mungesa e Lionel Messit në gala të FIFA-s që shpërblen më të mirët e sezonit ishte shumë e dukshme, aq më tepër kur argjentinasi u shpall edhe fituesi i çmimit ‘The Best’. 

Por gazetari Guillem Balague, i cili ka shkruar një biografi të autorizuar të fituesit të Kupës së Botës, shpjegoi pse lojtari nuk ishte në Londër dje.

"Messi ka filluar të stërvitet te Inter Miami dhe një udhëtim në Londër do të nënkuptonte humbjen e tre ose katër ditëve të punës. Ai duhet të përshtatet me kalendarin e tij të ri të futbollit. Ai kishte disa probleme fizike në gjysmën e dytë të vitit dhe dëshiron të bëjë një parasezon të mirë (sezonin e kaluar nuk e patën), me ndeshjen e parë që do të luhet këtë javë”,- shpjegoi gazetari spanjoll në rrjetet sociale.

“Ai e merr shumë seriozisht përgatitjen parasezonale, veçanërisht në një sezon kaq të rëndësishëm për Inter Miami dhe Argjentinën, me garën e Copa América”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll