Sport

Humb jetën në mënyrë të papritur, presidenti 43-vjeçar i Hertha Berlin-it

Lajmi është bërë i ditur nga klubi në rrjetet sociale

16 Janar 2024, 15:29 Nga DOSJA
Humb jetën në mënyrë të papritur, presidenti

GJERMANI - Hertha Berlin zbuloi në rrjetet sociale se Kay Bernstein, presidenti i klubit, kishte vdekur "papritur". Ai ishte 43 vjeç.

"Hertha Berlin mban zi për vdekjen e Kay Bernstein. Klubi mori lajmin e tmerrshëm këtë të martë se presidenti Kay Bernstein vdiq papritur, në moshën 43-vjeçare. I gjithë klubi, nga drejtuesit te stafi, është thellësisht i tronditur nga ky lajm i trishtuar.

Familja e Hertha po mban zi për Kay Bernstein, mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij. Kërkojmë që në këtë moment të vështirë të respektohet privatësia e familjes”, lexohet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll