Bota

Kryeministri belg: Në 2024 do të vihen në provë demokracitë e vendeve

Kryeministri belg u tha eurodeputetëve se viti 2024 do të jetë një vit vendimtar. 

16 Janar 2024, 14:43 Nga N.F
Kryeministri belg: Në 2024 do të vihen në provë
Alexander De Croo

BELGJIKË- Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo gjatë takimit në Parlamentit Europian u shpreh se ky vit do të testojë demokracitë e vendeve. Kryeministri belg u tha eurodeputetëve se viti 2024 do të jetë një vit vendimtar. 

"Një vit ku demokracitë dhe liritë tona do të vihen në provë. Jo vetëm me zgjedhjet për këtë dhomë, por po aq për Kongresin Amerikan, po aq me zgjedhjet për presidencën amerikane.

Nëse viti 2024 do të na sjellë sërish “America First”, do të jetë më shumë se kurrë Evropë më vete. Ne si evropianë nuk duhet të kemi frikë nga kjo perspektivë – ne duhet ta përqafojmë atë.

Ne duhet ta përqafojmë atë duke e vendosur Evropën në një bazë më të fortë. Më e fortë, më sovrane, më e mbështetur te vetja. Një Evropë që ofron dhe bën ndryshim në jetët e njerëzve. Mbrojtja e tyre, forcimi i ekonomisë, përgatitja e një të ardhmeje të përbashkët evropiane," u shpreh De Croo.

alexander de croo demokracia belgjika

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2024, 13:58 M.B

Gjermania, një vit me sfida politike

Traktorët e fermerëve duke bllokuar rrugën që çon për te Porta e Brandenburgut në Berlin më 15 janar 2024. GJERMA...