Bota

Serbia paralajmëroi shërbim të detyrueshëm ushtarak, Kamberi: Banorët e Luginës së Preshevës ta refuzojnë

Kaberi thotë se ky paralajmërim është një lëvizje marketingunga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe se Serbia nuk është e kërcënuar nga asnjë vend fqinj.

16 Janar 2024, 13:46 Nga M.B
Serbia paralajmëroi shërbim të detyrueshëm ushtarak,
Shaip Kamberi

PRESHEVA- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak duke thënë se këto janë të papranueshme. Kaberi thotë se ky paralajmërim është një lëvizje marketingunga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe se Serbia nuk është e kërcënuar nga asnjë vend fqinj.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandër Vuçiç është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, shkruan Kamberi në Facebook.

Veç tij ka reaguar dhe Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, i cili po ashtu k thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme.

“Në vend të paqes e drejtësisë, paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pushteti i Vuçiçit. Në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse. Në vend të demokracisë dhe bashkëpunimit, kërcënon dhe cenon sigurinë gjithandej rajonit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme”, ka shkruar ai.

presheva shaip kamberi ushtri serbia

Sondazh

Poll