Bota

Sulmet në Detin e Kuq, rebelët Houthi goditën me raketë një anije mallrash në pronësi greke

Ngjarja mësohet se është regjistruar rreth 76 milje në veri-perëndim të Jemenit.

16 Janar 2024, 13:31 Nga N.F
Sulmet në Detin e Kuq, rebelët Houthi goditën me raketë
Foto ilustruese

JEMEN- Një anije mallrash ështe goditur nga një raketë Houthi në Detin e Kuq. Ngjarja mësohet se është regjistruar rreth 76 milje në veri-perëndim të Jemenit. Mediat greke raportojnë se anije kishte flamurin e Maltës ndërsa mësohet se është në pronësi greke.

Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar ndërsa anija po vazhdon rrugën drejt destinacionit. Gjithashtu, siç raportohet nga Jerusalem Post, kompania britanike e sigurisë detare tha se ka marrë një raport për incidentin.

jemen houthi raketa

Sondazh

Poll