Bota

Von der Leyen: Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe para

Sipas Von der Leyen Perndimi duhet të vijojë me furnizimin e Ukrinës nëse dëshiron që kjo e fundit të ketë sukses në luftën ndaj Rusisë.

16 Janar 2024, 13:29 Nga M.B
Von der Leyen: Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga
Ursula von der Leyen

ZVICËR- Presidantja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos se Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe para. Sipas Von der Leyen Perndimi duhet të vijojë me furnizimin e Ukrinës nëse dëshiron që kjo e fundit të ketë sukses në luftën ndaj Rusisë.

“Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe para nëse dëshiron që Kievi të ketë sukses në luftën e tij kundër Rusisë. Ukraina mund të mbizotërojë në këtë luftë, por ne duhet të vazhdojmë të fuqizojmë rezistencën e tyre. Ajo u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që të vazhdojnë dërgesat e tyre të armëve dhe mbështetjen financiare për Ukrainën," tha ajo.

Sipas Von der Leyen, ukrainasit kanë nevojë për financim të parashikueshëm gjatë gjithë vitit 2024 dhe më tej dhe për një furnizim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm të armëve për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rifituar territorin e saj të ligjshëm.

ursula von der leyen lufta rusi-ukraine be shba

Sondazh

Poll