Bota

SHBA sekueston armë iraniane, kishin destinacion rebelët Houthi

Më tej në njoftim bëhet me dije se ky sekuestrim është kryer para pak ditësh përkatësisht me datë 11 janar.

16 Janar 2024, 13:59 Nga N.F
SHBA sekueston armë iraniane, kishin destinacion rebelët Houthi
Armët e sekuestruara

SHBA- Shefat e Përbashkët të Shtabit të SHBA-së për Lindjen e Mesme kanë njoftuar ditën e sotme se kanë sekuestruar armë konvencionale të avancuara iraniane të destinuara për Houthis. Më tej në njoftim bëhet me dije se ky sekuestrim është kryer para pak ditësh përkatësisht me datë 11 janar.

"Ishte konfiskimi i parë i "armëve konvencionale të avancuara vdekjeprurëse me origjinë iraniane" për Houthis që nga fillimi i sulmeve ndaj anijeve tregtare në nëntor," thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhet se ushtarët amerikane, të cilët morën pjesë në aksionin që u zhvillua në brigjet e Somalisë, janë ende të zhdukur ndërsa vijojnë kërkimet nga qielli dhe uji.

 

shba arme houthi

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2024, 13:58 M.B

Gjermania, një vit me sfida politike

Traktorët e fermerëve duke bllokuar rrugën që çon për te Porta e Brandenburgut në Berlin më 15 janar 2024. GJERMA...