Bota

Deputeti serb në Mitrovicë: Serbia është bërë shtet i vrasjeve politike

Spas tij, pas tyre janë vrasjet politike të Ivan Stamboliç-it, Zoran Xhinxhiç-it, atentati i Vuk Drashkoviçin, vrasja e Curuvisë dhe së fundi vrasja e Oliver Ivanoviçit.

16 Janar 2024, 14:23 Nga M.B
Deputeti serb në Mitrovicë: Serbia është bërë
Borisllav Novakoviç

KOSOVA- Politikani opozitar serb, Borisllav Novakoviç është shprehur se Serbia është bërë shtet i vrasjeve politike. Spas tij, pas tyre janë vrasjet politike të Ivan Stamboliç-it, Zoran Xhinxhiç-it, atentati i Vuk Drashkoviçin, vrasja e Curuvisë dhe së fundi vrasja e Oliver Ivanoviçit. Këto deklarata, deputeti i Kuvendit të Serbisë i ka bëri sot nga veriu i Mitrovicës gjatë shënimit të përvjetorit të 6 të vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviç, ku ndezën qirinj familjarë, miq, politikanë lokalë e më gjerë, si dhe qytetarë tjerë.

Novakoviç nga 'Lëvizja Popullore serbe', tha se Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar, derisa këto vrasje mbeten të pazgjidhura dhe derisa vazhdojnë të ekzistojnë rrethanat për vrasje të tilla.

“Do t’ju përkujtoj dhe kjo e rëndon fuqishëm klimën politike në Serbi, se jemi bërë shtet i vrasjeve politike. Prapa nesh janë vrasjet politike të Ivan Stamboliçit, Zoran Xhinxhiqit, atentati në Vuk Drashkoviçin, vrasja e Curuvisë dhe së fundi vrasja e Oliver Ivanoviçit. Këto e rëndojnë ndërgjegjen e kësaj shoqërie. Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar, derisa të gjitha këto vrasje mbeten të pazgjidhura dhe derisa të ekzistojnë rrethanat, mundësitë dhe një ambient që këto vrasje i bënë të mundshme. Janë të turpshme fjalitë të cilat i dëgjojmë nga përfaqësuesit e pushtetit. Do t’ju përkujtoj se në Kuvend kemi pasur rastin të dëgjojmë ministrin e policisë i cili akuzon Gjermaninë se e din kush është vrasësi dhe se e mbron atë. I njëjti, Gashiç, në kohën e vrasjes ka qenë kryesori në BIA, ndërsa në momentin kur jep deklaratë, e cila është e papërgjegjshme, është njeriu i parë i policisë serbe. Kështu nuk veprohet… Ne nuk do të qetësohemi derisa të mos zbulohen vrasësit, urdhërdhënësit, si dhe organizatorët e kësaj vrasjeje”, ka thënë Novakoviç.

kosova serbia oliver ivanovic borisllav novakovic

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2024, 13:58 M.B

Gjermania, një vit me sfida politike

Traktorët e fermerëve duke bllokuar rrugën që çon për te Porta e Brandenburgut në Berlin më 15 janar 2024. GJERMA...