Bota

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, humbin jetën 9 persona në Turqi, plagosen edhe 30 pasagjerë

Aksidenti ndodhi në Marmaris në juglindje të provincës Mardin pasi mjeti u përplas në hekurat mbrojtës të rrugës.

16 Janar 2024, 11:44 Nga N.F
Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, humbin jetën 9
Autobusi i aksidentuar

TURQI- Një aksident i rëndë është regjistrua në Aydincik në jug të Turqi ku kanë humbur jetën 9 persona. Mësohet se një autobus me pasagjerë hungarezë është përmbysur duke sjellë gjithashtu edhe plagosjen e 30 personave të tjerë.

Aksidenti ndodhi në Marmaris në juglindje të provincës Mardin pasi mjeti u përplas në hekurat mbrojtës të rrugës.

Autoritetet turke kanë njoftuar se autoambulancat kanë dërguar me urgjencë të lënduarit në spital për trajtim. Guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth 170 kilometra nga qendra e qytetit.

“I shprehi ngushëllime familjeve të vdekurve kurse të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë”, tha Pehlivan.

turqi aksident viktima

Sondazh

Poll