Bota

Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Jemeni: Aleanca amerikane e dobët në Detin e Kuq, mungojnë forcat rajonale

Houthi-t po sulmojnë anijet në Detin e Kuq për të protestuar ndaj bombardimeve të Gazës nga Izraeli, një luftë që kërcënon të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme.

16 Janar 2024, 11:44 Nga N.F
Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Jemeni: Aleanca amerikane e dobët në
Foto ilustruese

JEMEN- Zëvendëspresidenti i Jemenit në një deklaratë është shprehur ditën e sotme se aleanca e udhëhequr nga SHBA-ja që synon mbrojtjen e tregtisë në Detin e Kuq kundër sulmeve të Houthi-ve të Jemenit të lidhur me Iranin është e dobët sepse fuqitë e mëdha rajonale Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti nuk janë në bord.

Houthi-t po sulmojnë anijet në Detin e Kuq për të protestuar ndaj bombardimeve të Gazës nga Izraeli, një luftë që kërcënon të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme.

"Ky korridor Bab al-Madeb është i rëndësishëm për të gjithë botën dhe rajonin, kështu që ndërhyrja rajonale është thelbësore," tha nënkryetari i Jemenit dhe kreu i Këshillit të Tranzicionit Jugor, Aydarous al-Zubaidi.


Zubaidi tha se trazirat e shkaktuara nga sulmet kishin një ndikim të madh në ekonominë e Jemenit, e cila tashmë ishte prekur nga lufta e Houthis kundër koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

jemen shba det i kuq

Sondazh

Poll