Bota

Tjetër incident në Japoni, përplasen dy avionë, njëri aeroplan kishte 289 pasagjerë

Ngjarja është regjistruar vetëm disa javë pas incidentit të një tjetër avioni në aeroportin Haneda të Tokios.

16 Janar 2024, 12:39 Nga N.F
Tjetër incident në Japoni, përplasen dy avionë, njëri
Avioni i dëmtuar

JAPONI- Dy avionë u përplasën mbrëmjen e djeshme në aeroportin Neë Chitose të Hokkaido-s në Japoni. Ngjarja është regjistruar vetëm disa javë pas incidentit të një tjetër avioni në aeroportin Haneda të Tokios. Sipas njoftimeve të departamentit të zjarrfikësve, një avion Cathay Pacific i parkuar në pistën e aeroportit u godit lehtë nga një aeroplan Korean Air që ishte në lëvizje.

Cathay Pacific konfirmoi se avioni i saj ishte në tokë në atë kohë dhe se nuk po transportonte pasagjerë, njoftoi agjencia e lajmeve NHK. Në aeroplanin Korean Air kishte 289 pasagjerë. Sipas policisë nuk ka kë lënduar, ndërsa fotot që qarkullojnë tregojnë dëmtime në krahët e avionëve.

avion perplasje japoni

Sondazh

Poll