Bota

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Serbi, humb jetën një person, plagosen 4 të tjerë

Mësohet se pas shpërthimit i cili është cilësuar i fuqishëm fabrika është përfshirë nga flakët. G

16 Janar 2024, 11:25 Nga N.F

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Serbi, humb

Pamje nga fabrika e djegur

SERBI- Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi në një fabrikë në Serbi. Mësohet se pas shpërthimit i cili është cilësuar i fuqishëm fabrika është përfshirë nga flakët. Gjithashtu raportohet se janë plagosur edhe katër persona të tjerë.

Ministria e Punëve të Brendshme serbe ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën “Trail” në Krushevc. Ata më tej kanë shtuar se të plagosurit janë dërguar për mjekim. Sipas mediave në Serbi pas shpërthimit fabrika është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëtejshme.

Autoritetet po punojnë për sigurimin e perimetrit dhe shuarjen e flakëve në fabrikë ndërsa ende nukdihen shkaqet e shpërthimit.

serbi shperthim ne fabrike viktime

Sondazh

Poll