Politike

Nga aksioni opozitar te bashkimi i demokratëve, zbardhen disa nga diskutimet brenda mbledhjes së grupit të PD-së

Në takim mendohet se do të ketë hapësirë diskutimi edhe për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar, ose një konfederate për t’u përballur me Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2025.

16 Janar 2024, 10:13 Nga r.ll
Nga aksioni opozitar te bashkimi i demokratëve, zbardhen disa nga
foto ilustruese

TIRANË- Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur ditën e sotme për të zhvilluar takimin e tyre të përjavshëm. Pritet që në këtë takim të diskutohet mbi vijimin e aksionit opozitar.

Po ashtu, një tjetër temë e rëndësishme që pritet të diskutohet është bashkimi i deputetëve që mbështesin Gazment Bardhi me ata të që mbajnë krahun e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në takim mendohet se do të ketë hapësirë diskutimi edhe për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar, ose një konfederate për t’u përballur me Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2025.

procedohet gazment bardhi mbledhja e grupit te pd

Sondazh

Poll