Bota

Zbardhet dokumenti sekret i Forcave të Armatosura Gjermane: Lufta mes NATO-s dhe Rusisë është e pashmangshme

Forcat e Armatosura Gjermane, Bundeswehr po përgatiten për një sulm të mundshëm hibrid nga Rusia në krahun lindor të NATO-s këtë shkurt shkruan The New Voice of Ukraine.

15 Janar 2024, 15:43 Nga N.F
Zbardhet dokumenti sekret i Forcave të Armatosura Gjermane: Lufta mes
Foto ilustruese

UKRAINË- Një konflikt i madh i armatosur midis NATO-s dhe Rusisë është i pashmangshëm wshtw raportuar mediat e huaja nesw do tw bazohen nw njw dokument sekret nga Forcat e Armatosura Gjermane. Forcat e Armatosura Gjermane, Bundeswehr po përgatiten për një sulm të mundshëm hibrid nga Rusia në krahun lindor të NATO-s këtë shkurt shkruan The New Voice of Ukraine.

Mwsohet se dokumenti sekret detajon se si mund të lindë një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, me ngjarje që shpalosen muaj pas muaji ku parashikohet qw kulmi tw jetw fillimi i luftës në verën e vitit 2025. Raportimi i Bild thuhet se ndërton një skenar për luftë që fokusohet te siguria dhe shmang specifikat në lidhje me numrin dhe lëvizjen e trupave të NATO-s.

Por skenari i “Aleancës së Mbrojtjes 2023” i Bundeswehr-it parashikon që mobilizimi rus do të fillojë në shkurt të vitit 2024, i ndjekur nga një ofensivë pranverore në Ukrainë dhe një sulm ndaj vendeve baltike në korrik. Gjithashtu thuhet se priten sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride.

Ndërkohë vlerësohet se tensionet mund të arrijnë kulmin në tetor me Rusinë duke lëvizur trupa dhe raketa në Kaliningrad. Skenari përfundon 30 ditë pas “D-Day”, kur NATO, duke përfshirë Bundeswehr-in, vendos forca të rëndësishme ushtarake në krahun lindor. Megjithatë, nëse NATO do të jetë në gjendje të frenojë Rusinë, mbetet një “çështje e hapur” në skenar.

lufta rusi-ukraine nato dokument sekret

Sondazh

Poll