Bota

Konfirmohet takimi, Von der Leyen 'kokë më kokë' me Vuçiç-in në Zvicër

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, në një konferencë për media në Bruksel tha se presidentija e KE-së do të mbërrijë sot në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, ku do të flasë nesër në hapjen e këtij takimi dhe më pas do të ketë një sërë takimesh bilaterale.

15 Janar 2024, 14:53 Nga M.B
Konfirmohet takimi, Von der Leyen 'kokë më kokë' me
Foto ilustruese, Ursula von der Leyen dhe Aleksandër Vuçiç

ZVICËR- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të takohet të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në Zvicër. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, në një konferencë për media në Bruksel tha se presidentija e KE-së do të mbërrijë sot në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, ku do të flasë nesër në hapjen e këtij takimi dhe më pas do të ketë një sërë takimesh bilaterale.

Sipas tij, Von der Leyen do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin kinez Li Keqiang, sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken dhe presidentin hungarez Katalin Novak në Davos, si dhe do të marrë pjesë në seancën “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe një sërë takimesh të tjera.

be serbia ursula von der leyen aleksander vucic

Sondazh

Poll