Bota

Trump thirrje mbështetësve të tij: Edhe nëse voton dhe më pas vdes, ia vlen! Nuk mund të qëndroni në shtëpi

Duke folur në një ngjarje të fushatës të dielën në mbrëmje, Trump portretizoi perspektivën e kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë si “një gjë për të cilin njerëzit edhe duhet të vdisnin”. 

15 Janar 2024, 14:37 Nga h.k
Trump thirrje mbështetësve të tij: Edhe nëse voton dhe
Foto ilustruese

SHBA-Ish-presidenti Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve që të sfidojnë temperaturat e parashikuara nën zero të hënën dhe të votojnë për të në zgjedhjet presidenciale republikane në Iowa.

Duke folur në një ngjarje të fushatës të dielën në mbrëmje, Trump portretizoi perspektivën e kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë si “një gjë për të cilin njerëzit edhe duhet të vdisnin”. 

Nuk mund të qëndrosh në shtëpi”, citohet të ketë thënë Trump duke ngritur zërin.

“Nëse je i sëmurë, thua: ‘O Zot, duhet ta bëj’. Edhe nëse voton dhe më pas vdes, ia vlen. Nëse je i sëmurë, nëse je kaq i sëmurë, nuk mundesh… e dashur, nuk mendoj se mundem… Çohu. Çohu. Çohu, do të votosh”, tha më tej Trump duke imituar një grua që i kërkon të shoqit të votojë."- ka thënë midis të tjerash Trump.

 

donald trump

Sondazh

Poll