Bota

Shpërthen sërish vullkani Marapi në Indonezi, tymi dhe hiri shkojnë deri në 1300 metra lartësi

Mësohet nga shpërthimi i vullkanit Marapi u ngrit hiri deri në 1300 metra.

15 Janar 2024, 14:10 Nga N.F
Shpërthen sërish vullkani Marapi në Indonezi, tymi dhe hiri
Vullkani

INDONEZI- Një tjetër vullkan ka shpërthyer dhe kësaj here në Indonezi. Mësohet nga shpërthimi i vullkanit Marapi u ngrit hiri deri në 1300 metra. Vullkani në provincën e Sumatrës Perëndimore shpërtheu të paktën dy herë të dielën, ndërsa u evakuuan banorët që jetojnë në një hark prej 4.5 km nga qendra e shpërthimit.

Në dhjetor më shumë se 20 njerëz humbën jetën pasi Marapi, një nga vullkanet më aktivë të Sumatrës. Mali Marapi është një nga vullkanet më aktivë në Indonezi, i vendosur në Unazën e Zjarrit të Paqësorit me 127 vullkane aktive, më shumë se kudo tjetër në botë. Ai ka shpërthyer 11 herë në fillim të shekullit të 21-të, me ngjarjen më vdekjeprurëse, ku 60 persona humbën jetën në 1979.

 

indonezi vullkan evakuuim

Sondazh

Poll