Bota

“Dita kombëtare” antikushtetuese e Republikës Srpska, Britania e Madhe sanksion kompaninë që organizoi festimet në Bosnjë

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Julian Reilly i cili u shpreh se kjo festë është antikushtetuese dhe diskriminuese.

15 Janar 2024, 14:33 Nga N.F

“Dita kombëtare” antikushtetuese e Republikës Srpska,

Foto ilustruese

BOSNJË HERCEHOVINË- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka sankionuar një kompani boshnjake të përfshirë në cenimin e Kushtetutës së Bosnjë Hercegovinës gjatë organizimit dhe festimit të ditës kombëtare antikushtetuese të Republikës Srpska e cila u zhvilluar pak ditë më parë. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Julian Reilly i cili u shpreh se kjo festë është antikushtetuese dhe diskriminuese.

“Agjencia e marketingut Mania përfitoi ndjeshëm duke organizuar dhe promovuar festimin antikushtetues të 9 janarit. Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës vendosi në 2015 dhe përsëri në 2019, se zgjedhja e 9 janarit për të festuar Ditën e Republikës Srpska është antikushtetuese dhe diskriminuese, sepse vendos një pozitë të privilegjuar të një bashkësie etnike ndaj të tjerëve. Duke vepruar në kundërshtim me këto vendime, Mania minoi sundimin e ligjit, nxiti ndarjen dhe frikën,” u shpreh Reilly.

Regjimi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mundëson sanksionimin e atyre që minojnë ose kërcënojnë sovranitetin, integritetin territorial, prosperitetin ndërkombëtar ose rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës.

“Mbretëria e Bashkuar nuk e mori lehtë këtë vendim. Por siç e kemi thënë vazhdimisht, duhet të ketë pasoja për ata, politikanët apo kompanitë, të cilët minojnë paqen që u sigurua me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit”.

Data e “Ditës së Republikës Srpska” shënon shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga udhëheqësit serbë të Bosnjës në vitin 1992.

bosnje hercegovine britania e madhe republika srpska

Sondazh

Poll