Aktualitet

Refuzohet ankimimi, GJKKO lë në fuqi masën "arrest në burg" për biznesmenin Pëllumb Gjoka 

I njohur edhe si investitor strategjik, Gjoka u arrestua në kuadër të operacionit "Metamorfoza" pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

15 Janar 2024, 12:32 Nga r.ll
Refuzohet ankimimi, GJKKO lë në fuqi masën "arrest në
pellumb gjoka

TIRANË- GJKKO ka refuzuar ankimimin e biznesmenit, Pëllumb Gjoka pqr zbutje të masës së sigurisë duke lënë kështu në fuqi masën "arrest në burg". 

I njohur edhe si investitor strategjik, Gjoka u arrestua në kuadër të operacionit "Metamorfoza" pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli personat e arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, sipas vendimit të Apelit të GjKKO, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

pellumb gjok gjkko

Sondazh

Poll