Bota

Gruaja e tij i bëri “like” në Instagram Vuçiçit, Hill: Ajo pëlqen pa kujdes shumë gjëra

Ai u pyet nëse “like-u” i gruas së tij tregon se ai si ambasador ka marrëdhënie të mira private me Vuçiçin.

15 Janar 2024, 14:08 Nga M.B
Gruaja e tij i bëri “like” në Instagram
Christopher Hill

SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka komentuar një “like” që bashkëshortja e tij ia ka bërë në Instagram presidentit Aleksandër Vuçiç dhe ambasdorit të Rusisë atje, Aleksandër Bocan Harçenko.

“Çfarë do të thotë kjo se ajo e mbështet bashkëpunimin mes Vuçiqit dhe ambasadorit rus”, u pyet Hill në një intervistë për gazetën serbe, Nova.

“Gruaja ime ndjek/pëlqen pa kujdes shumë gjëra në Instagram. Mendoj se ishte një foto që i ‘pëlqeu’ dhe mendoj se ajo mendoi se ishte ndonjë shkollë. Nuk është padyshim një qëndrim politik, por gjithashtu nuk duhet të jetë diçka në të cilën do të përfshiheshin gazetarët seriozë”, tha Hill.

Ai u pyet nëse “like-u” i gruas së tij tregon se ai si ambasador ka marrëdhënie të mira private me Vuçiçin.

“Kam marrëdhënie të përshtatshme me një numër të madh njerëzish. Unë jam ambasadori amerikan dhe të jeni të sigurt që punoj me njerëz të ndryshëm, duke filluar nga përfaqësuesit e qeverisë. Kjo është puna ime”, tha Hill.

christopher hill serbia aleksander vucic

Sondazh

Poll