Bota

Ngarje si në filma/ I dyshuari për dhunë në familje kërcënon me thikë policët në Obiliq

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, pas mesnatës, është përballur me të dyshuarin 44-vjeçar, i cili me një thikë në dorë ka kanosur seriozisht zyrtarët policorë.

15 Janar 2024, 14:07 Nga h.k
Ngarje si në filma/ I dyshuari për dhunë në familje
Foto ilustruese

KOSOVË-Të dielën në fshatin Milloshevë në Obiliq ka ndodhur një rast i ku policia po ndërhynte pas një informacioni për dhunë në familje. 

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, pas mesnatës, është përballur me të dyshuarin 44-vjeçar, i cili me një thikë në dorë ka kanosur seriozisht zyrtarët policorë.

Në bazë të informacioneve, i dyshuari i ka kërcënuar policët duke ua drejtuar thikën përkundër urdhrave që të zmbrapset.

Për ta vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë janë detyruar që t’i nxjerrin armët zyrtare dhe ia kanë drejtuar të dyshuarit, derisa i njëjti e ka larguar mjetin e mprehtë dhe më pas e ka dorëzuar.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosje”.

 

 

perplasje me policine

Sondazh

Poll