Sport

Diego Armando Maradona Junior: “Më vranë babanë, dua drejtësi”

Djali i “Pibe de Oro” që u nda nga jeta në 2020: “Do të luftoj për të vërtetën deri në fund të ditëve të mia”

14 Janar 2024, 08:00 Nga DOSJA
Diego Armando Maradona Junior: “Më vranë babanë, dua

ITALI - I ftuar në “Verissimo”,  Diego Armando Maradona Junior flet për vdekjen e babait të tij, e ndodhur më 25 nëntor 2020 dhe hedh akuza të rënda ndaj mjekëve që e trajtuan atë dhe që përfundon në gjyq. 

"Çfarë ka ndodhur me babin? Ka një hetim të hapur, ne fëmijët kemi besim të madh te drejtësia argjentinase, por ai nuk duhej të përfundonte kështu. Ata e vranë,  - i shpjegoi ai Silvia Toffanin. - Unë i bëra një premtim babait tim ditën kur ai u largua: Do të luftoj për të vërtetën deri në fund të ditëve të mia”.

Maradona Jr nuk thotë asgjë për ata që janë përgjegjës për vdekjen e legjendarit Diego Armando. “Kush e bëri? Nuk është detyra ime ta them, e kam një ide, por e mbaj për vete,” - shton djali i legjendës, i lindur në vitin 1986 nga lidhja me Cristiana Sinagra dhe i njohur nga ish-futbollisti vetëm në vitin 2007 pas një betejë e gjatë ligjore.

“Ai i ishte nënshtruar një operacioni në tru, të nesërmen mora vesh se ai ishte mirë, duke qeshur dhe duke bërë shaka, ishte shëruar."

Tetë persona, përfshirë mjekë dhe infermierë, janë dërguar në gjyq me akuzën e vrasjes së thjeshtë pas vdekjes së Maradonës nga edema pulmonare akute e shkaktuar nga dështimi kronik i zemrës. 

Për këtë krim, neurokirurgu Leopoldo Luque, psikiatri Agustina Cosachov, psikologu Carlos Angel Diaz, mjekja koordinuese Nancy Edith Forlini, koordinatorja e infermierëve Mariano Ariel Perroni, infermieri Ricardo Omar Almiron, infermierja Dahiana Gisela Madrid dhe mjeku Pedro Pablo Di Spagna rrezikojnë nga 8 deri në 25 vjet burg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll