Sport

Shehi debuton me fitore, mjafton penalltia e Carës që Partizani të mundë Teutën

1-0 në “Arenën e Demave”, rezultat që e mban po pesë pikë diferencën mes kryesuesve: Egnatia me 40 pikë, ndërsa Partizani 35.

13 Janar 2024, 20:46 Nga DOSJA

Shehi debuton me fitore, mjafton penalltia e Carës që Partizani

TIRANE - Partizani merr tri pikët e para për 2024-n. Në “Arenën e Demave” të kuqtë e kryeqytetit, të cilët tashmë drejtohen nga Orges Shehi, fitojnë 1-0 ndaj Teutën për javën e 19-të të Superiores.

Ishte kjo fitorja e 100-të në karrierë për 46-vjeçarin durrsak, që shpreson të hapë një cikël fitues me 17 herë kampionët e Shqipërisë, i cili në rininë e tij ka mbrojtur portën e Partizanit.

Por Sheshi nuk ishte debutimi i vetëm te Partizani: edhe sulmuesi Xhuliano Skuka, i kthyer pas një vitit te të kuqtë, u aktivizua në pjesën e dytë, duke treguar se ka dëshirën maksimale për t’u kthyer i dikurshmi, edhe pse do t’i duhet pak kohë.

Golin e vetëm të ndeshjes përballë skuadrës durrsake e realizoi Tedi Cara, që shndërroi në gol (39’) një 11-metërsh të fituar nga Hadroj, ndaj të cilit ndërhyri në mënyrë të gabuar Kotobelli (38’).

Përfundimisht 1-0 në “Arenën e Demave”, rezultat që e mban po pesë pikë diferencën mes kryesuesve: Egnatia me 40 pikë, ndërsa Partizani 35. Sakaq, vazhdon kriza e rezultateve për Teutën, që mbetet e fundit me vetëm 16 pikë: momentalisht skuadra më e kuotuar për të rënë nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll