Sport

Interi e ka të lehtë ndaj Monzës, e mund 5-1! - VIDEO

Me këtë fitore zikaltrit e çojnë në plus pesë diferencën me vendin e dytë përkohësisht në tablën e renditjes.

14 Janar 2024, 00:05 Nga DOSJA
Interi e ka të lehtë ndaj Monzës, e mund 5-1! - VIDEO

ITALI - Interi mundi Monzën 5-1 në këtë ndeshje të javës së 20-të të Serisë A dhe vazhdon të kryesojë klasifikimin e kampionatit Italian e pashqetësuar për momentin. Pas kësaj fitoreje ata e çuan diferencën me vendin e dytë që është Juventusi në plus pesë, për momentin.

Zikaltrit morën kontrollin e ndeshjes në stadiumin U-Power që në pjesën e pare me golat e turkut Calhanoglu me penallti dhe më pas me të përhershmin, argjentinasin Lautaro  me dy golat e shënuar në minutën e 12-të dhe të 14-të. 

Në pjesën e dytë vjen sërish goli i rradhës për mesfushorin turk i cili shënon në minutën e 60-të, dygolëshi i tij i parë në këtë vit me Interin në Serinë A. Ndërkohë në fund pati dhe një penallti tjetër e cilat u shndërruarn në gola, në fillim Pessina në minutën e 68-të për skuadrën e Monzës dhe më pas në fund ishte zikaltri Thuramn ai cili shnëoi golin e pestë për skuadrën e tij duke vulosur një fitore të thellë për zikaltrit 5-1. Një mesazh i qartë ky për Juventusin dhe Alegrin që duket se nuk do ta kenë të thjeshtë garën për titullin kampion në këtë sezon me ta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll