Sport

VIDEO / Rashica nuk ndalet në 2024, tjetër gol me Besiktasin!

Ndërsa sfida ndaj Karagumruk ishte me rezultatin 1-0, në minutën e 65’ Rashica gjen rrugën drejt rrjetës dhe dyfishon avantazhin e Besiktasit.

13 Janar 2024, 18:43 Nga DOSJA
VIDEO / Rashica nuk ndalet në 2024, tjetër gol me Besiktasin!

TURQI - Milot Rashica e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2024. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës me Besiktasin.

Ndërsa sfida ndaj Karagumruk ishte me rezultatin 1-0, në minutën e 65-të Rashica gjen rrugën drejt rrjetës dhe dyfishon avantazhin e Besiktasit.

Ky është goli i dytë për Rashicën në nisje të 2024-ës, ndërsa shënoi edhe ndaj Rizerspor-it në fitoren 0-4, më vetëm katër ditë më pas, me 9 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll