Sport

SUPERLIGA / Kryesuesit e kampionatit e nisin 2024-n me fitore!

Egnatia ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe ruan kryesimin e Superiores, ndërsa nga ana tjetër, të besuarit e trajnerit Ivan Gvozdenovic mbeten me 22 pikë në vendin e gjashtë.

13 Janar 2024, 18:27 Nga DOSJA
SUPERLIGA / Kryesuesit e kampionatit e nisin 2024-n me fitore!

RROGOZHINE - Egnatia e nis vitin e ri me fitore teksa rrogozhinasit mposhtën në shtëpi me shifrat 1-0, Skënderbeun. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, iu fal një goli të shënuar në pjesën e dytë nga ana e Fernandos.

Në minutën e 60-të, braziliani u shfaq nga 11-metrat dhe u tregua i saktë duke mposhtur portierin e korçarëve, Alia.

Në vijim, miqtë u munduan të reagonin, por pa ia dalë me sukses teksa Egnatia e mbrojti me fanatizëm avantazhin.

Pas kësaj fitoreje, Egnatia ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe ruan kryesimin e Superiores, ndërsa nga ana tjetër, të besuarit e trajnerit Ivan Gvozdenovic mbeten me 22 pikë në vendin e gjashtë duke kaluar një moment negativ pasi koleksionuan disfatën e tretë radhazi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll