Sport

Manuel Neuer arrin pragun e 500 ndeshjeve me Bayernin!

Në lidhje me arritjen e kuotës 500 ndeshje si bavarez, Neuer u shpreh: “500 është një shifër e bukur. Nuk e prisja kurrë që do të shkonte kaq mirë. Dhe që do të luaja kaq gjatë e do të arrija kaq shumë suksese.

13 Janar 2024, 18:20 Nga DOSJA

Manuel Neuer arrin pragun e 500 ndeshjeve me Bayernin!

GJERMANI - Manuel Neuer regjistroi ndeshjen numër 500 me Bayernin në sfidën e fituar 3-0 përballë Hoffenheimit. Kapiteni kreu dy pritje fantastike, duke u mohuar miqve në dy raste barazimin e përkohshëm 1-1.

“Fat i madh që kemi Manuelin në portë, ai priti gjithçka”, u shpreh Joshua Kimmich pas ndeshjes, teksa elozhe për portierin legjendar thuri edhe Thomas Muller, kolegu i qindra betejave me të te Bayerni dhe kombëtarja gjermane.

Manuel Neuer arrin pragun e 500 ndeshjeve me Bayernin!

Në lidhje me arritjen e kuotës 500 ndeshje si bavarez, Neuer u shpreh: “500 është një shifër e bukur. Nuk e prisja kurrë që do të shkonte kaq mirë. Dhe që do të luaja kaq gjatë e do të arrija kaq shumë suksese.

Gjithsesi, pas dëmtimit të rëndë që pësova, unë kam besuar gjithmonë se do të rikthehesha, nuk i humba kurrë shpresat”, theksoi 37-vjeçari gjerman. I cili vijon të jetë një ndër më të mirët në rolin e tij, pavarësisht se vitet kalojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll