Sport

VIDEO / Rrahmani i jep fitoren Napolit in extremis!

Pas kësaj fitoreje, Napoli ngjitet përkohësisht në vendi ne 6 me 31 pikë, ndërsa Salernitana mbetet e fundit me 12 pikë.

13 Janar 2024, 18:16 Nga DOSJA
VIDEO / Rrahmani i jep fitoren Napolit in extremis!

ITALI - Izolimi jep efekt për Napolin, që rikthehet të ftojë pas tre ndeshjes në kampionat. Të kaltrit e Mazzarrit ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-1 ndaj Salernitanës, teksa heroi ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që shënoi në minutën e 96’ golin me vlerën e 3 pikëve.

Salernitana e Simone Inzaghit kaloi e paranë avantazh me golin e veteranit Candreva në minutën e 29, i cili bëri që të bjerë heshtja në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Megjithatë entuziazmin e ndezi Politano në shtesën e pjesës së parë, kur ekzekutoi saktë një penallti dhe riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë Napoli krijoi shumë volum dhe raste shënimi, por goli me vlerë tre pikëshe do të vinte vetëm në minutat shtesë. Pas një goditjeje dënimi, topi shkoi në zonë, në këmbët e Rrahmanit, që e stopoi mirë dhe si një penallti në lëvizje, gjuajti saktë për ta dërguar në rrjetë.

<iframe width='640' height='400' src='https://bnhhohahax2.hoolights.com/embed/tf1XsK3UtLktx' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

Festë në fushë, por edhe në tribunat e stadiumit, me tifozët napolitanë që panë skuadrën e tyre të rikthehej te fitorja pas thuajse një muaji, pasi suksesi i fundit datonte më 16 dhjetor ndaj Cagliarit.

Pas kësaj fitoreje, Napoli ngjitet përkohësisht në vendi ne 6 me 31 pikë, ndërsa Salernitana mbetet e fundit me 12 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll