Bota

Spërkati me bojë ikonën e Stalinit, besimtarët në Gjeorgji kërkojnë dënimin e gruas

Aktivistë dhe besimtarë të Kishës Ortodokse duan që gruaja t'i nënshtrohet një hetimi penal dhe të burgoset pasi veprimi i saj fyen ikonën dhe besimin

13 Janar 2024, 21:13 Nga A.TH
Spërkati me bojë ikonën e Stalinit, besimtarët në
foto e ikones

GJEORGJI- Një protestë e madhe u mbajt në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, për të kërkuar ndëshkim të ashpër për një grua e cila akuzohet se shpërfytyroi ikonën fetare të ish diktatorit sovjetik, Josef Stalinin.

Gruaja akuzohet se ka spërkatur bojë ikonën, e cila ishte ekspozuar në Katedralen kryesore të Trinisë së Shenjtë të qytetit, si një akt proteste ndaj ndarjeve të thella në Gjeorgji mbi trashëgiminë e ish-diktatorit sovjetik në atdheun e tij. Mijëra besimtarë ortodoksë dhe mbështetës të lëvizjes ultra-konservatore pro-ruse Alt-Info u mblodhën sot përpara parlamentit të vendit përpara se të kalonin nëpër qytet në drejtim të katedrales, shkruajnë mediat e huaja. 

Ikona ka si element të vetin liderin sovjetik Jozef Stalin, duke u bekuar nga shenjtorja ortodokse ruse Matrona e Moskës. Një panel anësor i ikonës përfshin një përshkrim të Stalinit me origjinë nga Gjeorgjia, një ateist i njohur që shtypi me dhunë fenë në të gjithë Bashkimin Sovjetik, i bekuar nga Shën Matrona e Moskës, një shenjtore ortodokse ruse, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Policia hapi një hetim për këtë rast “huliganizmi” dhe mori në pyetje gruan që kishte dëmtuar ikonën. Por disa aktivistë dhe besimtarë të Kishës Ortodokse duan që gruaja t'i nënshtrohet një hetimi penal dhe të burgoset pasi veprimi i saj fyen ikonën dhe besimin e tyre. Ata gjithashtu duan që ligji që trajton incidente të tilla të bëhet më i ashpër. Disa media gjeorgjiane kanë raportuar se aktivistët ortodoksë kishin tentuar më parë të sulmonin banesën e gruas në Tbilisi, por u penguan nga policia.

gjeorgji ikona e stalinit

Sondazh

Poll