Bota

Shpërthimi në Mitrovicë/ 4 nga 15 të plagosurit në gjendje të rëndë, QKUK: Kanë djegie të shkallës së tretë

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit. Zëdhënësja e spitalit rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa, tha se një prej tyre është liruar për në shtëpi, ndërsa 14 të tjerë u dërguan në QKUK.

13 Janar 2024, 20:54 Nga r.ll
Shpërthimi në Mitrovicë/ 4 nga 15 të plagosurit në
QKUK

KOSOVË- 15 është numri i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiç të Mitrovicës. Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, katër prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Zëdhënësja e spitalit rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa, tha se një prej tyre është liruar për në shtëpi, ndërsa 14 të tjerë u dërguan në QKUK.

“15 persona kanë pranuar trajtim. 14 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK. Ndërsa njëri prej tyre është liruar për në shtëpi”, ka thënë Mustafa.

NJOFTIMI I QKUK:

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 14 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK.

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët. Katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit. Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediet dhe publiku. Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestar.

shperthim ne mitrovice

Sondazh

Poll