Sport

Çudia në ndeshjen Chelsea-Fulham, tifozët kapen duke larë dhëmbët në stadium!

Një grup djemsh në Stamford Bridge u bënë virale teksa lanë dhëmbët gjatë ndeshjes së Chelsea kundër Fulham.

13 Janar 2024, 17:04 Nga DOSJA
Çudia në ndeshjen Chelsea-Fulham, tifozët kapen duke larë

ANGLI - Goli i Palmerit me penallti i dha fitoren Chelsea ndaj Fulhamit në ndeshjen derbi të Londrës. Megjithatë, loja zuri vendin e dytë për nga interesi. Një grup djemsh janë filmuar në tribunat e “Stamford Bridge” duke larë dhëmbët gjatë ndeshjes!

Ata u vunë re nga fansat që ndodheshin aty pranë dhe videot e lidhura u bënë virale. Shumica u shprehën me humor për këtë lëvizje, ndërkohë që shumëkush kërkonte të gjenin se përse u bë një lëvizje e tillë në fushë.

Në fund të fundit, ishte një lëvizje e bërë për të promovuar filmin “Argylle” që do të shfaqet muajin e ardhshëm. Filmi i përket kompanisë së produksionit të Todd Boley, pronar i “bluve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll