Sport

Guardiola për Eriksson në luftën kundër kancerit: "Shpresa është gjëja e fundit që humbasim" -Video

Sven Goran Eriksson tha se i ka mbetur edhe një vit jetë

12 Janar 2024, 18:31 Nga DOSJA
Guardiola për Eriksson në luftën kundër kancerit:

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duke folur sot në prag të ndeshjes kundër Newcastle, përmendi ndër të tjera edhe situatën e Sven Goran Eriksson, i cili u diagnostikua me kancer terminal.
Trajneri suedez, i cili ndër të tjera u ul edhe në stolin e Manchester Cityt, bëri të ditur se i ka mbetur më pak se një vit jetë:

A touching message from Pep Guardiola to former Man City boss Sven-Goran Eriksson ????

The ex-England manager has revealed that he has “best case a year” to live.#BBCFootball #MCFC pic.twitter.com/miZnRBs7f4
— Match of the Day (@BBCMOTD) January 12, 2024

“Është shumë e trishtueshme, ai është një zotëri, ishte trajner i kombëtares këtu në Angli dhe kishte guximin të shpjegonte situatën. Sigurisht që do të jetë me të dashurit e tij dhe shpresa është gjëja e fundit që humbasim.

Shpresoj se ai mund të luftojë dhe se ndoshta mjekët do të gjejnë një mënyrë për ta ndihmuar. Ai ka mbështetjen tonë të plotë nga Manchester City. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi”, - tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll