Sport

Mbrojtësi kuqezi i vetmi bashkë me Van Dijk, që nuk janë dribuluar asnjëherë!

Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i specializuar për statistika, “Sofascore”, mbrojtësi kuqezi është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani gjatë sezonin futbollistik 2023/2024.

12 Janar 2024, 18:23 Nga DOSJA

Mbrojtësi kuqezi i vetmi bashkë me Van Dijk, që nuk janë

ANGLI - Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Europë përgjatë këtij sezoni. Paraqitja e shkëlqyer e tij në klubin e Empolit ka marrë më në fund vlerësimin e duhur.

Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i specializuar për statistika, “Sofascore”, mbrojtësi kuqezi është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani gjatë sezonin futbollistik 2023/2024.

Së bashku me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Mbrojtësi kuqezi i vetmi bashkë me Van Dijk, që nuk janë

Një statistikë e shkëlqyer ky jo vetëm për Ardian Ismajlin, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Ismajli ka treguar një formë fantastike jo vetëm në radhët e Empolit, por edhe në radhët e Kombëtares shqiptare, ku ishte pa dyshim një nga më të mirët në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll