Aktualitet

Nuk e lanë të ishte pranë të birit, si shkoi e veshur me të zeza nëna e Andi Malokut, vuri kujën në spital: Po jep shpir

7 Nëntor 2019, 18:11 Nga DOSJA
Nuk e lanë të ishte pranë të birit, si shkoi e veshur me

TIRANË– Shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku ka ndërruar jetë në spital pas atentatit që iu bë shefit të tij. Thuajse një javë më parë, Maloku u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të marrë.

Me të marrë vesh lajmin për të birin, në spital mbërritën edhe familjarë të Malokut, bashkë me ta edhe nëna e tij.

Teksa 30 -vjeçari po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, e ëma e Malokut tentonte të futej brenda për t’i qëndruar pranë. Por në asnjë moment ajo nuk u lejua duke u nxjerrë jashtë prej krahu nga Policia.

Teksa nxirrej jashtë, nëna e tij e veshur e tëra me të zeza thoshte se djali i saj po jepte jetën për  një rrogë 30.000 si shofer.

30-vjeçari mori dy plumba gjatë atentatit, një në shtyllën kurrizore dhe një në gjoks, lëndime të cilave nuk u shpëtoi dot edhe pse luftoi thuajse një javë me vdekjen.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet vdes andi maloku atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet vdes andi maloku

Sondazh

Poll