Aktualitet

Grabitja e 130 mln lekëve në Krujë/ Dalin pamjet e arrestimit të personave të dyshuar për vjedhjen e pensioneve (Video)

7 Nëntor 2019, 17:45 Nga DOSJA
Grabitja e 130 mln lekëve në Krujë/ Dalin pamjet e arrestimit

DURRËS- Dalin pamjet e momentit të arrestimit të 3 personave, të cilët akuzohen për grabitjen e e filialit të Postës Shqiptare në Krujë disa ditë më parë, ku morën 130 milion lekë të vjetra.

Policia e Shtetit gjatë një deklarate për shtyp ka deklaruar se ka sekuestruar paratë e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë dhe dy automjete.

Gjatë kontrolleve në zonë, menjëherë pas grabitjes Policia ka gjetur një Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes. Ndërsa, në banesat e tyre janë gjetur paratë dhe armatimet.

Ditën e sotme, Policia ka arrestuar personat e dyshuar si grabitësit e 130 milionë lekëve të vjetra në Postën e Krujës. Mësohet se gjatë aksionit të Policisë, të arrestuarve u janë sekuestruar paratë që u grabitën, makina të vjedhura, armë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Kanë qenë gjurmët e gishtave “thembra e Akilit” të grabitësve, që kanë nxjerrë të dhëna që kanë sjellë edhe identifikimin e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet posta ne kruje kruje pamjet e arrestimit te te dyshuarve grabitet posta ne kruje kruje pamjet e arrestimit te te dyshuarve

Sondazh

Poll