Sport

Fjalët e nënës së Mbappes, i bëjnë njerëzit të flasin në Francë: "Nën 30% nuk do ta bëj!"

Ylli francez do të dhurojë një pjesë të fitimeve të krijuara nga kompanitë e tij për një shoqatë të krijuar po nga ai vetë

12 Janar 2024, 15:08 Nga DOSJA

Fjalët e nënës së Mbappes, i bëjnë njerëzit

FRANCE - 'Le Parisien' zbulon, këtë të premte, disa deklarata të nënës së Mbappe, që po i bëjnë njerëzit të flasin në Francë.

Ajo thotë, se ka arritur marrëveshje me djalin e saj për të dhuruar "30% të të gjitha fitimeve të krijuara nga kompanitë e ndryshme" nga familja në shoqatën “I frymëzuar nga Kylian Mbappé”, të krijuar po nga ai vetë, me objektivin kryesor “të ndihmojë në realizimin e ëndrrave të 98 fëmijëve”. 

Fakti bëhet edhe më interesant teksa vjen në një moment kur ylli është gati të përfundojë kontratën me PSG-në dhe mund të përfundojë një nga transferimet më të rëndësishme në historinë e futbollit, i cili pavarësisht se është pa kosto, duhet të përfshijë... shumë miliona.

“I thashë (Kylian): nën 30% nuk ​​do ta bëj! Po tërhiqem dhe po bëj si gjithë të tjerët: Unë do të shkoj me pushime në Maldive dhe nuk do të punoj për ju. Në fillim, unë i thashë se do ta bënim 50/50, por folëm dhe arritëm 30%”,- tha Fayza Lamari.

Duhet theksuar se Mbappé ka kontratë me PSG-në deri në fund të këtij sezoni, ndaj tani mund të negociojë me skuadrat e tjera për t'u larguar falas në verë. Real Madridi shfaqet sërish në ekuacion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll