Art&Argëtim

Nuk vonon, që në nisje të vitit Bebe Rexha sjell këngën që premton shumë

Ky është publikimi i saj i parë muzikor për vitin 2024 dhe shënon një hap të rëndësishëm për Bebe Rexhën në tregun ndërkombëtar të muzikës.

12 Janar 2024, 16:15 Nga M.B
Nuk vonon, që në nisje të vitit Bebe Rexha sjell këngën
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka bashkuar forcat me DJ-in e famshëm brazilian Alok për të krijuar hitin e ri “Deep in your love”. Ky është publikimi i saj i parë muzikor për vitin 2024 dhe shënon një hap të rëndësishëm për Bebe Rexhën në tregun ndërkombëtar të muzikës. Me një ndjesi elektrizuese dhe një tekst që arrin menjëherë vëmendjen, bashkëpunimi me Alok sjell një sintezë të stileve të ndryshme dhe një eksperimentim të freskët që tregon elasticitetin artistik të Bebës.

Ndërkohë, Rexha vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me nominimin e saj për çmimin “Kënga më e mirë rimtike pop” në “Grammy Awards 2024”. Nominimi i saj për këngën “One In A Million”, në bashkëpunim me prodhuesin e njohur David Guetta, është një dëshmi e mëtejshme e talentit dhe punës së palodhshme të këngëtares në industrinë e muzikës. Ky është nominimi i katërt i Bebe Rexhës për një çmim Grammy dhe ajo e shpreh hapur shpresën e saj për të marrë këtë herë trofeun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alok (@alok)

bebe rexha kengetare muzika

Sondazh

Poll