Art&Argëtim

“Ferma Vip” me detaje të reja. Elvana Gjata në sfond?!

Janë dhënë disa sinjale nga producentja e njohur Holta Dulaku që po përgatitet për diçka të madhe, nga zera brenda stafit të saj është mësuar që do jetë një “reality show” jo i zakontë

11 Janar 2024, 15:52 Nga I.A
“Ferma Vip” me detaje të reja. Elvana Gjata në sfond?!
Holta Dulaku dhe Elvana Gjata

TIRANË- Ka disa kohë që dicka zjen në prapaskenat e showbizit shqiptar. Janë dhënë disa sinjale nga producentja e njohur Holta Dulaku që po përgatitet për diçka të madhe, nga zera brenda stafit të saj është mësuar që do jetë një “reality show” jo i zakontë. Here pas herë ata ngacmojnë me imazhe ngacmuese nga fshati dhe jeta mes kafsheve madje dhe një spot i shkurtër ngacmues ka dalë në transmetim në ekranin e Vizion Plus në të njejten atmosfere.

Por mbrëmë në rrjetin social Instagram të Holtës është publikuar një video ku vite me parë Elvana Gjata shpallej kampione e Dancing With The Stars dhe vetë producentja falenderon skuadrën e saj me këtë postim, pra cilëson Elvanen si pjesë e kesaj skuadrës, mos ndoshta Holta ka vendosur të thyejë barrierat hermetike për këtë reality show dhe po e nis këtë me Elvanën?! A do të jetë Elvana pjesë si personazh në këtë sipermarrje te re apo duke ditur qe Elvana ka dhene prova si nje aktore e shkelqyer mos i është besuar ndonjë pozicion i ri ai i prezantueses.

holta dulaku elvana gjata

Sondazh

Poll